Apple prezanton kufje të personalizuara Beats

Pajisja ikonë e Apple, Beats, ka njoftuar se ka nënshkruar një partneritet shumëvjeçar me Ligën Kryesore të Futbollit Amerikan (MLS), për t’u bërë partneri zyrtar i produkteve audio të ligës. Sipas marrëveshjes, klubet e MLS do të marrin kufje të personalizuara Beats X që janë krijuar ekskluzivisht për skuadrat. Në vitin e parë të partneritetit, kufjet e personalizuara Beats X do të prodhohen për tetë ekipe: Atlanta United, Columbus Crew, Inter Miami CF, LAFC, Nashville SC, New York City FC, […]

Samsung zbulon specifikat e pajisjes së re Galaxy Fit 3

Muaj më parë, pajisjes më të fundit të Samsung, Galaxy Fit 3, iu zbuluan specifikimet dhe dizajni i saj. Madje, ajo u shfaq në një video, duke mos lënë pothuajse asnjë vend për surpriza, ndërsa tani Galaxy Fit 3 është zbuluar zyrtarisht. Me një trup alumini, Galaxy Fit 3 krenohet me ekranin 45 për qind më të gjerë se paraardhësi i tij. E mbushur me veçori të shumta, kjo pajisje ndihmon në monitorimin e shëndetit dhe aktivitetit, duke ofruar gjurmimin e […]

Musk thotë se çipi i parë i trurit të njeriut mund të lëvizë kursorin e kompjuterit “vetëm duke menduar”

Elon Musk ka pohuar se pacienti i parë njerëzor të cilit i është implantuar çipi Neuralink mund të lëvizë kursorin e kompjuterit “vetëm duke menduar”. “Përparimi është i mirë dhe pacienti duket se ka bërë një shërim të plotë, me efekte nervore për të cilat ne jemi të vetëdijshëm”, ka thënë Musk në një ngjarje të Spaces X, shkruajnë mediat e huaja. “Pacienti është në gjendje të lëvizë mouse (e kompjuterit) rreth ekranit vetëm duke menduar”. Neuralink implantoi produktin e […]

Huawei do të prezantojë telefonin e ardhshëm më 22 shkurt

Pas prezantimit të P50 Pocket dhe Pocket S, Huawei është duke u përgatitur për prezantimin e një pajisje tjetër të ngjashme, Pocket 2. Megjithëse kompania kineze nuk ka zbuluar shumë rreth telefonit të ri, thuhet se Pocket 2 do të duket shumë i ngjashëm me dy pajisjet tjera të palosshme që kompania ka prezantuar së fundmi. Data e prezantimit të modelit Pocket 2 do të jetë më 22 shkurt. Pajisja fillimisht do të prezantohet në Kinë, por disponueshmëria e saj […]

Google konfirmon specifikat e modelit të ardhshëm A35 nga Samsung

Samsung po përgatitet të prezantojë të paktën dy modele të reja, Galaxy A35 dhe A55. Informacioni për të dy pajisjet doli së fundmi, por ende nuk është konfirmuar asgjë zyrtare. Këtë herë specifikat kryesore të Galaxy A35 i ka zbuluar Google e jo Samsung,. Falë një listimi në Google Play Console, ne e dimë se Galaxy A35 do të mundësohet nga procesori Exynos 1380. Gjithashtu, do të ketë G 6B RAM dhe një ekran me rezolucion 2340×1080 piksel. Modeli i […]

OpenAl prezanton modelin e ri Sora me Inteligjencë Artificiale

OpenAl ka prezantuar një model të ri të gjenerimit të videove, të cilin e ka quajtur Sora. Kompania thotë se Sora “mund të krijojë skena realiste dhe imagjinare nga tekstet”. Tekstet në video i lejojnë përdoruesit të krijojnë video deri në një minutë, e gjitha e bazuar në kërkesat e tyre. Sora është në gjendje të krijojë “skena komplekse me karaktere të shumta, lloje specifike të lëvizjeve dhe detaje të sakta të temës dhe sfondit”, sipas postimit hyrës në blog-un […]

ChatGPT vjen me një aftësi të re

Chatbot i ChatGPT është aftësuar për të mbajtur mend, që do të thotë se do të jetë në gjendje të “kujtojë” bisedat e mëparshme për t’i bërë ato edhe më të dobishme për përdoruesit. Funksioni i ri është aktualisht në fazën e testimit dhe është i disponueshëm për një pjesë të vogël të përdoruesve pa pagesë, ndërkohë që zgjerimi ende nuk është planifikuar. Megjithatë, kompania OpenAI thekson se më shumë detaje do të dihen së shpejti. Në të ardhmen, përdoruesit […]

Microsoft kap hakerët e Kinës, Rusisë dhe Iranit duke përdorur mjetet e tij të Inteligjencës Artificiale

Hakerët e mbështetur nga shtetet sikurse Rusia, Kina dhe Irani kanë përdorur mjete nga OpenAI i mbështetur nga Microsoft për të përmirësuar aftësitë e tyre dhe për të mashtruar objektivat e tyre, sipas një raporti të publikuar të mërkurën. Microsoft deklaroi në raportin e tij se kishte gjurmuar grupet e hakerëve të lidhura me inteligjencën ushtarake ruse, Gardën Revolucionare të Iranit dhe qeveritë kineze dhe koreano-veriore teksa përpiqeshin të përsosnin metodat e tyre hakuese duke përdorur modele të mëdha gjuhësore. […]

Google premton 25 milionë euro investime në trajnimet për Inteligjencë Artificiale

Google ka premtuar 25 milionë euro investime në Evropë që njerëzit të mësojnë të përdorin Inteligjencën Artificiale (Al). Gjiganti teknologjik ka hapur aplikimin për ndërmarrje sociale dhe organizata jofitimprurëse, të cilat ka të ngjarë të zhvillojnë trajnime për Al. Bëhet e ditur se këto trajnime do të zhvillohen falas në 18 gjuhë të botës, shkruan Reuters. “Kërkimet tregojnë se përfitimet e Al mund të përkeqësojnë pabarazitë ekzistuese, veçanërisht në aspektin e sigurisë ekonomike dhe punësimit”, tha Adrian Brown, drejtori ekzekutiv […]

Google riemëron chatbotin me Inteligjencë Artificiale, nga Bard në Gemini

Google ka riemëruar chatbot-in me Inteligjencë Artificiale (Al) nga Bard në Gemini, ndërsa njofton për një model të ri të tij. Klientët amerikan mund të abonohen për 19,99 dollarë (18,55 euro) në muaj që të jenë përdorues të Gemini Advanced, i cili përfshin një model më të fuqishëm Ultra 1.0 Al. Abonentët e tij do të marrin 2 TB memorie që zakonisht kushton 9,9 dollarë (9,27 euro) në muaj. Kjo paketë e njohur si plani Google One Al Premium, përfaqëson […]