Thirrjet për të pezulluar zhvillimin e inteligjencës artificiale nuk do të “zgjidhin sfidat” që kemi përpara, tha për agjencinë e lajmeve Reuters bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates. Këto ishin komentet e tij të para publike që prej letrës së hapur së disa krerëve të teknologjisë. Ata e shohin me shqetësim avancimin tmerrësisht të shpejtë të AI. Letra ishte nënshkruar edhe nga Elon Musk dhe Steve Wozniak i Apple. Kjo mes firmave të 1.000 ekspertëve, që insistonin për një pauze urgjente […]