Kompania “John Deere” prezanton traktorin që mund të punojë arat pa shofer

Prodhuesi i pajisjeve bujqësore “John Deere” ka lansuar traktorin e tij të parë të automatizuar që mund të punojë arat pa shofer. Sipas BBC, makina mund të aktivizohet nga ‘smartphonat’, duke përdorur kamera dhe sensorë për të operuar në tokën bujqësore. Në vend të një pajisje të re, funksionet e automatizuara janë një komplet që mund të shtohen në disa traktorë ekzistues. Mirëpo, John Deere tha se nuk ka vendosur nëse dëshiron ta shesë kompletin drejtpërdrejt – dhe po shqyrton […]

Metaversi, teknologjia e pastër, hapësira e militarizuar: Pesë zhvillime teknologjike për t’i ndjekur gjatë vitit 2022

Nëse viti 2021 ishte vit kur bota kaloi nëpër tronditjen e shkaktuar nga COVID-19, viti 2022 do të jetë viti kur bota do të ecën mbi themelet e “normales së re” që e ka krijuar pandemia. Dy vjet me koronavirus kanë ndryshuar mënyrën se si jetojnë njerëzit nëpër botë, nga të punuarit më të shumtë nga distanca, e deri te natyra e ndryshuar e udhëtimeve ndërkombëtare, dhe varësia në rritje nga komunikimet digjitale. Brenda javësh, COVID-19 e shtyu botën në […]

Roboti Ameca ka filluar të ‘trembë’ krijuesit e tij

Kompania britanike Engineered Arts ka publikuar një video tjetër të robotit të saj humanoid Ameca, i cili së fundmi u bë i famshëm si roboti që tregon shprehjet njerëzore më të sakta ndonjëherë. Ndërsa videoja e mëparshme tregonte robotin duke u zgjuar nga një gjumë i thellë, videoja e re e tregon atë plotësisht të zgjuar, madje në një moment ai është dukshëm i “ofenduar” nga ndërhyrja në hapësirën personale. Roboti humanoid fillimisht ndjek lëvizjet e duarve që bën inxhinieri […]

Nga injeksionet pa gjilpëra deri tek këpucët speciale: Disa shpikje dhe risi interesante të sjella gjatë vitit 2021

Ashtu si një vit më parë, 2021 ka qenë i dominuar nga lufta globale kundër coronavirusit. Por ndryshe nga viti 2020 kur shpërtheu pandemia, këtë vit ka pasur një rritje të inovacioneve kur bëhet fjalë për luftimin e COVID-19. Qeveritë dhe qytetarët kanë mbështetur kryesisht shpresat e tyre në zhvillimin e vaksinave, të cilat janë miratuar nga agjencitë shëndetësore dhe janë shpërndarë në të gjithë botën këtë vit. Ndërsa vaksinat vjedhin vëmendjen për risitë kryesore të vitit 2021, ne kemi […]

Tre ish-inxhinierë të SpaceX fillojnë me një “restorant robot” që bën një pica çdo 45 sekonda

Stellar Pizza, një restorant robotik që mund të prodhojë një pica çdo 45 sekonda, do të hapet në pranverën e vitit të ardhshëm në Los Anxhelos.Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kompania u themelua në maj të vitit 2019 nga tre ish-inxhinierë të SpaceX, Benson Tsai, Brian Langone dhe James Wahawisan. Tsai, CEO i Stellar Pizza, kaloi pesë vjet në kompaninë e Elon Musk ku ai projektoi sisteme të avancuara të baterive për raketa dhe satelitë. Ai mblodhi më shumë […]

Japonezët prodhojnë robotin që luan basketboll, driblon dhe shënon me precizitet të paparë

Japonezët kanë bërë robotin që luan basketboll, më saktësisht deri më tani ka mundur vetëm të gjuaj nga vendi në drejtim të unazës dhe asnjëherë nuk ka dalë huq. Në Saitama Super Arena, japonezët në gusht prezantuan robotin që luan basketboll, pra pak para fillimit të lojërave Olimpike në Tokio Ata kanë bërë paksa humor duke thënë se është si kundërpërgjigje ndaj amerikanëve – konkretisht Steph Curry, lojtarin apo koshashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave. CUE5 mund që […]

Si t’i bëni të gjitha kufjet inteligjente

Si i ktheni kufjet “e thjeshta” në ato interligjente? Inxhinierët Rutgers kanë shpikur një mënyrë të lirë dhe të lehtë duke shndërruar kufjet, në sensorë që mund të futen në telefona inteligjentë, të identifikojnë përdoruesit e tyre, të monitorojnë rrahjet e tyre të zemrës dhe të kryejnë shërbime të tjera.   Shpikja e tyre, e quajtur HeadFi, bazohet në një përshtatës të vogël kufjesh plug-in që kthen një kufje të rregullt në një pajisje ndijimi. Ndryshe nga kufjet inteligjente, kufjeve […]

Mjeti i Ri i Inteligjencës Artificiale Mund të Ndryshojë Mikroskopinë

Një mjet i zhvilluar i inteligjencës artificiale në Universitetin e Gothenburgut ofron mundësi të reja për të analizuar imazhet e marra me mikroskopë. Një studim tregon se mjeti, i cili tashmë ka marrë njohje ndërkombëtare, mund të ndryshojë rrënjësisht mikroskopinë dhe të hap rrugën për zbulime të reja dhe fusha të përdorimit si në kërkim ashtu edhe në industri.  Fokusi i studimit është mësimi i thellë, një lloj i inteligjencës artificiale (AI) dhe mësimi me anë të makinerive me të […]

Këto janë katër “zbulimet teknologjike” që do të ndryshojnë tregtinë botërore

Teknologjitë e përmendura janë pjesë e revolucionit të katërt industrial, por që do të duhet të zbatohen me shumë kujdes. Kjo do të thotë që ato do të duhet të futen gradualisht, dhe në të njëjtën kohë të jenë të përdorshme për të gjitha kompanitë, shkruajnë mediat e huaja Por për çfarë bëhet fjalë? Së pari janë printerë 3D që ishin veçanërisht të dobishëm gjatë pandemisë së coronavirusit kur zinxhiri global i furnizimit u dëmtua. Ndër të tjera, ata u […]

HOLOGRAMET ULTRASONIKE: KUSH E MENDONTE SE AKUSTIKA MUND TE BEHEJ 3D?

Megjithëse origjina e saj zë fill që nga vitet 1960 dhe ‘70, holografia akustike si fushë është penguar nga zhurma e shfrenuar e krijuar nga shpërndarja dhe reflektimi i përhapur. (Laserët e ulin këtë problem disi për hologramat optike konvencionale; ultratingulli ende nuk ofron një rregullim të shpejtë të tillë teknologjik.)   Por në një studim të fundit të botuar muajin e kaluar në IEEE Sensors Journal, një grup studiuesish raportojnë një metodë të përmirësuar për krijimin e hologrameve akustike. […]